Disa persona janë plagosur në qendër të Vjenës pas të shtënave me armë.
Ministria e Brendshme bën me dije se njëri nga agresorët është vrarë, ndërsa një tjetër nuk është kapur ende.
Aktualisht, po zhvillohet një operacion i gjerë për arrestimin e tij, ndërkohë që policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin hapësirat publike dhe transportin publik.
Sipas ORF-së, të shtënat kanë nisur pranë një sinagoge të kryeqytetit austriak. (A2 Televizion)