
Lindon Selahi, futbollisti i përfaqësueses shqiptare të 21-vjeçarëve, është zyrtarisht pjesë e holandezëve të Twente.
Selahi luante me Standard Liezhin
në Belgjikë dhe duke qenë se nuk pranoi të rinovonte kontratën, u transferua në
Holandë me parametra zero.
Mesfushori i kombëtares Shpresa firmosi për dy
vite me Twente, me opsion rinovimi për vitin e tretë.
Sipas drejtuesve të klubit holandez, Selahi është një futbollist me potencial të madh për të ardhmen. (A2 Televizion)