Lirohet i dënuari që qëndroi 27 vjet në burg për një krim që nuk e kishte kryer

Nga A2 CNN
5 Gusht 2020, 21:18 | Bota
Lirohet i dënuari që qëndroi 27 vjet në burg për

Një burrë në Kinë arriti të fitonte pafajësinë dhe të lirohej nga burgu pasi qëndroi 27 vjet prapa hekurave për një krim që nuk e kishte bërë kurrë.

Zhang Yuhuan pohon se ishte detyruar të pranonte vrasjen e dy djemve të rinj në vitin 1993 pasi ishte torturuar nga policia. Ai tashmë konsiderohet si i dënuari padrejtësisht që ka qëndruar më të gjatë në burg në  Kinë.

Prokurorët që rihapën çështjen thanë se rrëfimi i tij kishte mospërputhje me rrethanat si kishte ndodhur krimi. Ai u la i lirë pasi  Gjykata e Lartë zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme.

Vëzhguesit për të drejtat e njeriut bëjnë me dije se Kina po tregohet e gatshme për të ndrequr dënimet e gabuara, por vetëm ato kriminale dhe jo politike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos