Lista e plotë e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 11:18 | Fotolajme

Në çastet e fundit të skadimit të afatit ligjor, pas 3 orësh diskutime mes anëtarëve të Kryesisë, Partia Socialiste depozitoi listat e kandidatëve për deputet.

Ende pa nisur mbledhja, Rama bëri të qartë se drejtuesit politikë të qarqeve nuk do ishin në krye të listave, por në vijën e zjarrit.

Kryesocialisti është pozicionuar vetë në vende të pafavorshme në fletën e votimit duke u renditur i teti në qarqet Durrës dhe Vlorë.

Edhe ata pak senatorë të mbetur në PS kanë një sfidë ekzistence dhe duhet të shpresojnë te vota preferenciale. Të tillë janë, në Tiranë Eduard Shalsi i 18, Majko i 19, Kodheli e 21, Fatmir Xhafaji 23 apo edhe Gramoz Ruçi i 10 në qarkun Fier.

Dibra ishte zona zgjedhore që doli nga skenari. Drejtuesja politike, Olta Xhaçka u transferua në sekondat e fundit në listën e kandidatëve në Korçë duke u renditur e pesta. Ndërsa ekipin socialist në Dibër nuk e drejton asnjë kandidat që gëzon një mandat deputeti, por ka dy ish-LSI-sta që janë konvertuar në socialistë.

Në listat e PS-së gjetën vend edhe 7 nga deputetët e opozitës parlamentare që pranuan të merrnin mandatet e djegura të PD-së dhe LSI-së, por nuk pati vend për Ditmir Bushatin, ish-ministër i Jashtëm i qeverisë Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos