
Liverpool mposhti 2-0 në transfertë West Ham dhe tashmë, kur të gjitha skuadrat në Premier League kanë nga 24 ndeshje të luajtura, e shikon veten me 19 pikë më shumë se vendi i dytë i renditjes, që mbahet nga Manchester City.
Golat për ekipin e Jurgen Klopp u shënuan nga Mo Salah në pjesën e parë me 11-metërsh, ndërsa Oxlade-Chamberlain dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë.
Pas minutës së 70, trajneri gjerman i dha minuta dy lojtarëve që kanë munguar javët e fundit për “The Reds”, Fabinho dhe Keita. (A2 Televizion)