
Bayern Munchen u rikthye të luftojë për titull pasi mundi të shtunën e kaluar me rezultatin 5-0 Schalke 04, por duket se ky rezultat nuk ka kontribuar në qetësimin e situatës së ekipit.
Gazeta “Bild” bën me dije se Jerome Boateng dhe Leon Goretzka u bënë protagonistë të një sherri në stërvitjen e ditës së sotme. Një ndërhyrje e ashpër e Goretzka bëri që Boateng të humbte kontrollin dhe goditi me shuplakë në fytyrë shokun e skuadrës. Për ta vërtetuar këtë gjë, “Bild” publikoi edhe foton e incidentit.
Ishin lojtarët e tjerë ata që ndërhynë për të qetësuar situatën, ndërkohë që nuk e kursyen qortimin ndaj Goretzka për ndërhyrjen e rëndë.
Sipas “Bild”, Muller i tha Goretzkës: “Gjithmonë i njëjti muhabet me ty”. (A2 Televizion)