LSI kandidon e vetme, Shehaj: Me listat e PS do ta kemi më të mirë situatën në terren

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 10:44 | Aktualitet

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj, tregon në A2 pritshmëritë e kësaj force politike për zgjedhjet e 25 prillit, si dhe komenton “transferimet” e kandidatëve mes dy partive. Sa i përket futjes në listat e PS të Najada Çomos dhe Luljeta Bozos, Shehaj tha: “Zonja Çomo është vlerësuar si personi që po shpëton shqiptarët nga Covid, kështu që më duket e habitshme si hiqet nga kjo detyrë për t’u dërguar në Parlament. Ndërsa zonjën Bozo duhet ta respektojmë për atë që është, por me moshën që ka nuk mendoj se mund të japë ndonjë gjë në Parlament”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos