Rrjetat dhe eksplozivët, peshkimi i paligjshëm rrezikon ekosistemin detar në Vlorë

Nga Edi Ruçi
15 Nëntor 2026, 13:13 | Aktualitet

Rrjetat dhe eksplozivët, peshkimi i paligjshëm rrezikon ekosistemin

Përdorimi i dinamitit dhe i metodave të ndaluara të peshkimit vijon të kërcënojë ekosistemin detar në Gjirin e Vlorës. Megjithëse rastet janë reduktuar krahasuar me vitet e mëparshme, ambientalisti Niko Dumani paralajmëron se eksplozivi vazhdon të përdoret, kryesisht pranë gadishullit të Karaburunit.

Sipas tij, kjo praktikë shkakton dëme të rënda në florën dhe faunën nënujore, duke shkatërruar gjallesat dhe habitatet e tyre. Ndersa, një tjetër problem mbetet aktiviteti i anijeve të mëdha, të cilat, sipas ekspertit, hyjnë në brendësi të gjirit dhe përdorin rrjeta që arrijnë deri në tabanin e detit.

Legjislacioni në fuqi përcakton periudhat, thellësitë dhe metodat e lejuara për shfrytëzimin e burimeve detare. Megjithatë, mungesa e monitorimit dhe e kontrolleve në terren po pengon zbatimin e këtyre rregullave. Për pasojë, praktikat e paligjshme vijojnë të rrezikojnë biodiversitetin dhe të ardhmen e një sektori me traditë për ekonominë e qytetit bregdetar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos