“LSI për skrap”, Malaj: Gjuha e shëmtuar e nënvlerësimit tregon frikën e madhe që e ka zënë kryeministrin

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 10:21 | Politikë
“LSI për skrap”, Malaj: Gjuha e shëmtuar e

Nora Malaj, përfaqësuese e LSI-së, komentoi në studion e “Ditari” në A2 deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh dje se “çuarja për skrap e LSI-së ishte një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Lulzim Basha”.

Malaj theksoi se gjuha e shëmtuar e nënvlerësimit tregon frikën e madhe që e ka zënë kreun e qeverisë.

“Nuk dua të merrem me të, pasi është njeri në ikje. Për të ka nisur numërimi mbrapsht. LSI është aset kombëtar, si çdo forcë politike në Shqipëri. Mendon që Shqipërinë e ka në dorën e tij dhe gjuha e shëmtuar e nënvlerësimit tregon frikën e madhe që e ka zënë. Kryeministri ka frikë me përballjen reale që do të ketë kësaj radhe, pasi ai është në atë karrige me skema që të kujtojnë veprat shekspiriane. LSI-ja ia dha shansin këtij njeriu të bëhej burrë shteti, por që nuk u bë kurrë. Edi Rama, siç hyri në PS pa garë dhe me skema për të eliminuar kundërshtarët potencialë, ashtu siç mori pushtetin, tani është kthyer në një model të shëmtuar të diktatorëve të vendeve lindore dhe i ka humbur shpresën shqiptarit”, deklaroi Malaj.

“Bujqësia ka ngritur duart, dhuna është shtuar, në mjekësi ka ndodhur fenomeni “Tire”. Pra, Rama është autori origjinal i veprës “sistem i korruptuar”, për të kapur Shqipërinë. LSI-ja është partia e rinisë. Kjo parti ka garuar gjithmonë vetëm fort dhe është rritur vit pas viti. Kjo, pasi ka një program shumë të qartë”, shtoi Malaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos