Luftë shumë “e ftohtë” në Arktik, Putin tregon muskujt me manovrën spektakolare të nëndetësve

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 17:13 | Bota

Një video e shpërndarë sot nga Forcat detare ruse tregon një manovër spektakolare të kryer për herë të parë nga tre nëndetëse bërthamore në akujt e Arktikut, nisëm që nënkupton një angazhim gjithnjë e më të madh nga Moska në atë zonë.  

Më në detaj, pamjet tregojnë veprimin simultan të tre gjigantëve të thellësisë në arkipelagun e Franz Jozefit, aty ku Rusia ka ndërtuar kohët  e fundit një bazë të re ushtarake.

Video e manovrave të nëndetseve

Stërvitja u shoqërua edhe nga avionë modernë Mig-31, dhe rezultatet mbresëlënëse u përgëzuan nga vetë presidenti Vladimir Putin, që nënvizoi se manovrat tregojnë aftësinë e forcave bërthamore ruse edhe në kushtet e vështira artike.  

Arktiku nuk është vetëm në llupën e Vladimir Putin. Sipas analizave, të mbështetura nga vetë Moska në të kaluarën, nën akujt e Polit të Veriut ndodhen sasi të mëdha mineralesh, nafte dhe gazi natyror, për një vlerë që i afrohet 30 triliardë eurove.

Përtej Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, edhe Kanadaja, Danimarka dhe Norvegjia pretendojnë pjesë të kësaj pasurie përrallore, që me shumë mundësi mund të jetë burim i konflikteve në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos