Luiza Gega skualifikohet nga europiani i atletikës

Nga A2 CNN
2 Mars 2019, 21:08 | Sporte të tjera
Luiza Gega skualifikohet nga europiani i atletikës

Kampionati Evropian i sallave të mbyllura që po zhvillohet në Gllazgou të Skocisë ka rezultuar në një turne të mbrapshtë për kampionët kuqezi. Pas tërheqjes së rekordmenit Izmir Smajlaj, edhe Luiza Gega nuk zbriti në pistë.

Kampionia e padiskutueshme e atletikës u skualifikua, për shkak të një gafe me rregulloren. Gega ishte kualifikuar për garat e 1,500 dhe 3,000 metrave, por koha e shkurtër ndërmjet disiplinave bëri që ajo të hiqte dorë nga konkurrimi i parë.

Kjo solli edhe pezullimin, sepse atletja duhej të kishte deklaruar një ditë përpara garës tërheqjen nga disiplina e 1,500 metrave.

Thyerja e rregullores solli edhe pezullimin nga konkurrimi në 3,000 metra, me organizatorët që nuk morën parasysh apelin e kampiones kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos