Lulzim Basha mesazh për vdekjen e Rumsfeld: Do të përkujtohet si një mik i Shqipërisë

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 07:42 | Politikë
Lulzim Basha mesazh për vdekjen e Rumsfeld: Do të përkujtohet si

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 88-vjeçare.

Lulzim Basha shkruan se Rumsfeld i përket një kaste politikanësh që e bënë botën më të sigurt dhe do të mbahet mend si një mik i madh i shqiptarëve.

“Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, përfaqësues i një plejade të artë vendimmarrësish që e bënë botën më të sigurt, më të lirë dhe demokratike.

Sekretari Rumsfeld do të përkujtohet dhe nderohet përherë si një mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, kontributi i të cilit ka qenë i paçmueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.

Mirënjohje dhe nderim të thellë për këtë kampion të lirisë dhe ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe popullit amerikan. U prehtë në paqe”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos