Lum kritikash ndaj modeles që theu traditat te Gucci

Nga A2 CNN
1 Shtator 2020, 19:08 | Showbiz

Armine Harutyunyan është një modele 23-vjeçare armene, krejt ndryshe nga vajzat e tjera të pasareleve që jemi mësuar të shohim. Ajo është zgjedhur së fundmi si pjesë e një fushatës së re të modës nga Gucci dhe për këtë arsye ka sjellë një reagim shumë të ashpër në rrjet.

E gjitha kjo lidhet me pamjen e saj fizike, vajza është ndryshe nga modelet e tjera me tipare të forta dhe të mprehta, vetulla shumë të trasha, hundë të kërcyer dhe për këtë arsye dhjetëra ndjekës janë përfshirë në një fushatë bullizmi ndaj saj online.

Por Gucci e zgjodhi atë pikërisht për këtë arsye, për të ofruar një model të bukurisë jo-tradicionale, në emër të përfshirjes dhe pozitivitetit të trupit.

Armine debutoi për herë të parë në pasarela vitin e shkuar përgjatë “Milan Fashion Week”. E tronditur nga kritikat, ajo zgjodhi t’iu përgjigjet me heshtje.

Gjatë një interviste për mediat italiane, 23-vjeçarja u shpreh se e ka kuptuar që nuk mund t’i ndalojë njerëzit të flasin dhe për këtë arsye zgjodhi t’i injorojë. Sipas saj i gjithë sulmi rreth pamjes së saj shpreh frikën rreth gjërave ndryshe dhe paaftësinë e të reaguarit ndaj risive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos