Madridi i pushtuar nga bora, futbollistët shkojnë në stërvitje me Fiat Panda 4x4

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 22:08 | Futboll
Madridi i pushtuar nga bora, futbollistët shkojnë në

Stuhia “Filomena” ka goditur Spanjën, me dëborë dhe ngrica, ku problemet më të mëdha janë shkaktuar në Madrid. Ky konsiderohet si dimri më i ftohte në 40 vitet e fundit, me temperaturat që kanë zbritur në -10 gradë celsius.

Moti i keq bëri që të anulohet edhe ndeshja e La Liga-s mes Atletico Madrid dhe Bilbaos. Por sërish lojtarët e skuadrës së Simeone-s janë duke vuajtur nga ngricat edhe për të shkuar në stërvitje. “Zgjidhja” ka ardhur nga lojtari Yannick Carrasco, i cili së bashku me Lemar, Hermoso dhe Vrsaljko kanë shkuar në stërvitje me një Fiat Panda 4x4 të vjetër, prodhim i vitit 1989.

Ndërkohë, videoja e kapur nga shoku i tyre i skuadrës, Llorente, është bërë menjëherë virale në internet. (A2 Televizion)

https://youtu.be/5_8jWFgzpyY?t=13

A2 CNN Livestream

Latest Videos