
Klopp e nisi ndeshjen ndaj Crystal Palace pa Xherdan Shaqin, por e pa që po i iknin pikët nga duart dhe menjëherë sapo lojtari me origjinë kosovare u aktivizua, ndryshoi gjithçka.
Liverpooli mori 3 pikët në ndeshjen e javës së 23 në Premier League edhe pse iu desh të djersiste shumë për të mposhtur me shifrat 4-3 miqtë e Crystal Palace.
Ndeshja ishte e mbërthyer në shifrat 2-2. Klopp largon Keita dhe aktivizon Shaqirin dhe vetëm 3 minuta më pas vjen goli I avantazhit me egjiptianin Salah, I dyti për të në këtë takim.
Në minutat e fundit të shtesës, Mane shënoi edhe golin e katërt, ndërsa miqtë vulosën rezultatin në 4-3 në minutën e pestë të shtesës. Me këtë fitore, Liverpooli e çon përkohësisht në 7 diferencën e pikëve nga City i vendit të dytë, i cili do të luajë ditën e nesërme në fushën e Huddersfield.
Ndërkohë, Manchester United vazhdon të koleksionojë vetëm fitore nën drejtimin e norvegjezit Solskjaer. Këtë herë, “Djajtë e kuq” fituan 2-1 ndaj Brighton, duke e ngushtuar në 3 pikë diferencën nga Chelsea i vendit të katërt në renditje. (A2 Televizion)