Roma, fitore me “aromë” Championsi ndaj Torinos

Nga A2 CNN
19 Janar 2019, 16:56 | Futboll
Roma, fitore me “aromë” Championsi ndaj Torinos

Roma mori një fitore të vështirë, por me mjaft vlera në “Olimpico” ndaj Torinos me rezultatin e ngushtë 3-2.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me avantazhin e dy golave të të zotëve të shtëpisë, por në pjesën e dytë Torino kishte rezervuar surpriza dhe arriti të barazonte rezultatin me dy gola të shënuar nga Rincon dhe Ansaldi.

Por heroi i Romës në këtë takim ishte El Shaarawy, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 73-të pas një asisti nga Pellegrini.

Me këtë fitore, Roma lë pas Lazion përkohësisht dhe ngjitet në vendin e katërt, i cili korrespondon me një biletë Championsi edhe pse është shumë herët deri në fundin e sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos