Maguire falenderon Kosovën: Vend i bukur, njerëz të këndshëm

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 19:53 | Futboll
Maguire falenderon Kosovën: Vend i bukur, njerëz të

Lojtarët e Anglisë janë larguar nga Kosova me përshtypjet më të mira.

Mikpritja dhe sjellja e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës kanë mahnitur yjet e Premier League, mes të cilëve edhe mbrojtësin më të shtrenjtë në botë: Harry Maguire.

Futbollisti i Manchester United, ka publikuar në Twitter një mesazh falenderimi për popullin kosovar: “Kosovë, ishte një kënaqësi. Faleminderit për mikpritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të këndshëm. Ju uroj fat në të ardhmen”. (A2 Televizion)

https://twitter.com/HarryMaguire93/status/1196151300729245697

A2 CNN Livestream

Latest Videos