Makina e parë në botë e printuar në 3D, nga 0 në 100 km/h për 1,9 sekonda

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 20:41 | Teknologji

Kjo është makina e parë në botë e printuar në 3D. Modeli 21C, është realizuar nga kompania amerikane “Czinger” në Los Anxhelos dhe kushton 1,7 milionë dollarë.

Ajo mund të arrijë në 431 km/h falë një motori me 8 pistona, 2,9-litërsh, që “shoqërohet” edhe nga dy motorë elektrikë. Falë kësaj fuqie, që është më e madhe se modelet Mclaren P1, La Ferrari apo Aston Martin Valkyrie, makina arrin nga 0 në 100 km/h për 1,9 sekonda. Kompania amerikane ka vendosur se do të prodhojë vetëm 80 makina të tilla, me peshë 1250 kg.

Me formën e një shigjete, 21C lejon qëndrimin e dy personave brenda në kabinë, sikur të jenë ulur në një avion luftarak.

Shasia është krijuar duke përdorur printimin në 3D, një revolucion për kohën, që në të ardhmen do të lejojë uljen e kostove të prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë. Ajo që e bën këtë teknologji edhe më të pëlqyer është riciklimi më i lehtë i pjesëve pasi makinat të dalin nga përdorimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos