
Përballë pretendimeve për ezaurim të shtretëve në dy spitalet COVID, ministrja e Shëndetësisë shkoi të takonte stafin e Infektivit.
Shefja e shërbimit e quajti dinamike situatën, me ambulanca që hyjnë e dalin, por garantoi se mes dy spitaleve ka ende 50 vende bosh.
Manastirliu përsëriti se COVID3 është gati të hapet në çdo moment, por për këtë do të vendosin mjekët.
Pikërisht stafi i shtuar i Infektivit do të menaxhojë edhe punën te Covid 3, duke qenë të dyja godinat brenda oborrit të QSUT.
Ministrja pohoi se situata është e vështirë njësoj si në të gjitha vendet që po përballen me pandeminë, por sipas nuk ka asnjë kolaps të sistemit shëndetësor. (A2 Televizion)