
Javët e fundit po i afrohej shumë dhe tanimë ecuria e shkëlqyer Manchester United merr shpërblim.
“Djajtë e Kuq” kryesojnë Premier League-n angleze pas javës së 17-të. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u mjaftua me vetëm një gol për të arritur qëllimin kundër Burnley, me ndeshjen që përfundoi në shifrat minimale 1-0.
Fitorja dhe ngjitja në krye të klasifikimit erdhi falë një supergoli të Pol Pogba, me një gjysmë roveshatë nga jashtë zone e cila përfundoi pas shpinës së portierit.
United e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë ndalesën e Liverpool dhe tashmë me “Djajtë e Kuq” pas shumë kohësh nën udhëheqje të renditjes, gara në Premier pritet të jetë edhe më interesante. (A2 Televizion)