Maqedonia e Veriut nuk rikthen lëvizjen me orare, shifrat ditore në rënie

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 19:24 | Ballkani
Maqedonia e Veriut nuk rikthen lëvizjen me orare, shifrat ditore në

Ulen shifrat ditore nga pandemia e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit u raportuan 87 raste të reja nga rreth 1 mijë teste të kryera. Gjysma e rasteve u regjistruan në Shkup, ku vatër përhapje ishte bërë një dasmë.

Në ditën e fundit u shënua dhe një viktimë. Në total, Maqedonia e Veriut numëron mbi 3200 të prekur me koronavirus dhe 157 viktima, më shumë se çdo shtet tjetër në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, qeveria hodhi poshtë rikthimin e lëvizjes së qytetarëve me orare në qytetet e shpallur zona të kuqe. Kjo raportohet nga disa media shqiptare të Maqedonisë së Veriut.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos