Shtohen infektimet në Greqi, u shkelën rregullat, autoritetet: Mund të kthejmë kufizimet

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 11:54 | Ballkani
Shtohen infektimet në Greqi, u shkelën rregullat, autoritetet: Mund

Greqia raporton numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që prej zbutjes së masave të kufizimit. 97 infektime të reja janë shënuar gjatë 4 ditëve të fundit, 52 prej të cilave në një ditë të vetme. Sipas autoriteteve, 30 nga të infektuarit kishin ardhur nga jashtë vendit, ndërsa 29 të tjerë i përkasin rajonit të Ksanthit, në verilindje të Greqisë.

“Të gjithë ata që mendojnë se e kishim hequr qafe virusin gabojnë.  Ai është dobësuar por kjo nuk nënkupton se ka ikur. Mbrojtja civile u bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, të zbatojnë rregullat e higjienës dhe distancimit social”, deklaroi kreu i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.  

Autoritetet janë alarmuar për disa episode të shkeljes së rregullave në fundjavë. Një lokal i famshëm në Mikonos u urdhërua të mbyll dyert për 60 ditë pasi nuk iu përmbajt masave të distancimit social për parandalimin e koronavirusit.

https://a2news.com/2020/06/09/paralajmerimi-i-obsh-situata-e-pandemise-ne-bote-ne-perkeqesim/

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas paralajmëroi se do të rikthenin kufizimet në rajonet që shkelin rregullat. Gjithçka është në tryezë, virusi nuk është zhdukur, tha ai.

Deri më tani, Greqia e ka menaxhuar me sukses krizën shëndetësore dhe që prej zbulimit të rasteve të para në 26 shkurt, ka regjistruar 3048 të prekur dhe 182 vdekje nga COVID-19. Vendi ishte në izolim të plotë nga 23 marsi në 4 maj, dhe gjatë muajve të fundit ka zbutuar gradualisht kufizimet.

https://a2news.com/2020/05/21/greqia-cel-sezonin-ne-15-qershor-ul-cmimet-e-transportit-nuk-ka-karantinim-per-turistet/

Greqia ka hapur dyert për turistët e huaj, dhe nga 15 qershor i rikthen fluturimet me 29 vende, që konsiderohen si më të sigurta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos