“Maradona fitonte Botërorin i vetëm, Messi ka nevojë për ekipin”

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 09:47 | Futboll
“Maradona fitonte Botërorin i vetëm, Messi ka nevojë

Zbigniew Boniek, legjenda e Juventusit dhe Polonisë, aktualisht zëvendëspresident i UEFA-s, vuri në dukje dallimin e madh mes Maradonës dhe Messit në një intervistë për spanjollen “AS”.

Sipas tij, “Diego mund të fitonte një Botëror i vetëm, ndërsa Messi ka nevojë për skuadrën”.

“Nuk mendoj se në futbollin e sotëm mund ta bëjë diferencën një lojtar i vetëm. Mund të ketë lojtarë përcaktues, por duhet ekipi për të fituar ndeshjen. Kanë kaluar kohët e Maradonës. Diego mund të fitonte i vetëm, tani Messi ka nevojë për skuadrën”, tha polaku. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/21/vallezimi-i-fundit-per-ronaldon-dhe-messin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos