Maratona e Tiranës. Sot vrapuan nxënësit, nesër gara e madhe, bllokohet qarkullimi

Nga A2 CNN
12 Tetor 2019, 16:53 | Aktualitet

Për të katërtin vit në Tiranë zhvillohet gjysmë maratona e vrapit. Aktivitetit sportiv të 13 tetorit i ka paraprirë gara e të rinjve.

Nxënës të shkollave të kryeqytetit vrapuan përgjatë bulevardit kryesor për ta mbyllur në sheshin “Skënderbej”. 

Pamje nga gara

Pas shpërndarjes së çmimeve, kryetari Erion Veliaj ftoi qytetarët t’i bashkohen eventit të së dielës.  Në 13 tetor Tirana do të jetë në funksion të maratonës, ku qarkullimi i makinave në shumë segmente do të jetë i ndaluar nga mëngjesi deri në orën  14.

Erion Veliaj në ceremoninë e fituesve

Në eventin sportiv marrin pjesë vrapues nga 45 shtete dhe për kauza të ndryshme. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që morri pjesë në ceremoninë e fituesve, deklaroi se “ unë do të vrapoj nesër për të ndihmuar në rindërtimin e të gjithë shtëpive që në fshat janë prishur nga tërmeti”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos