
Mbrojtësi i ri i krahut të majtë i Real Madrid, Ferland Mendy, nuk bëri figurë të mirë përpara tifozëve të tij të rinj gjatë prezantimit.
Francezi vendosi të tregonte aftësitë e tij me topin, por emocionet bënë që të ngecte në performancën e tij. Pavarësisht kësaj, publiku madrilen e mori me humor situatën duke duartrokitur futbollistin.
Por, në një emision sportiv spanjoll, Hugo Gatti, ish-portieri legjendar i Boca Juniors, u tall me shfaqjen e Mendy. Madje, arriti deri aty sa të thonte: “Ka dy trungje në vend të këmbëve. Ta them unë, Marcelo shtatzënë luan edhe 30 vite të tjera”. (A2 Televizion)