Maria Sharapova tërhiqet nga tenisi

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 16:32 | Sporte të tjera
Maria Sharapova tërhiqet nga tenisi

Tenistja ruse, Maria Sharapova, ka njoftuar sot tërheqjen nga sporti profesionist, në moshën 32-vjeçare. Lajmin e dha vetë Sharapova me anë të një letre të publikuar në “Vanity Fair”.

“Si mund ta lësh pas të vetmen jetë që ke njohur? Si mund të largohesh nga fushat, ku je stërvitur që e vogël, nga sporti që dashuron, që të dhuroi lot dhe lumturi, ku ke gjetur një familje dhe ku të kanë mbështetur tifozë përgjatë 28 viteve? E kam për herë të parë këtë, kështu që, ju lutem, të më falni. Tenis, po ndahem nga ty”.

Sharapova ka fituar gjithsej 5 Grand Slam-e në karrierën e saj: Wimbledon (kur ishte 17 vjeç), US Open, Australian Open dhe Roland Garros (2 herë).

Në vitin 2016, rusja rezultoi pozitive për doping në Australian Open dhe u dënua me 15 muaj pezullim. Sharapova u përpoq të rikthehej në nivele të larta, por dëmtimet në shpatull e penguan të tregonte formën e saj më të mirë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=9GA_fO2iPNQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos