“Mbreti u kthye”, Fury mund Wilder dhe rimerr fronin e boksit

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 08:33 | Sporte të tjera

“Mbreti u kthye” tha Tyson Fury në ringun e MGM Grand Arena të Las Vegasit pasi mposhti Deontay Wilder për të rimarrë titullin e kampionit në boksin e peshave të rënda në WBC.

31-vjeçari britanik fitoi duke dominuar të gjithë përballjen derisa në raundin e shtatë stafi i Wilder vendosi të dorëzohej duke hedhur peshqirin.

Ai që quhet “Gipsy King” e festoi triumfin duke kënduar mbi ring, ndërkohë që për Wilder kjo ishte humbja e parë në karrierën profesioniste.

Pas ndeshjes, ish-kampioni tashmë deklaroi: “Nuk kam asnjë justifikim. Do të kthehem më i fortë se më parë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos