Marina amerikane teston armën me lazer që godet armikun me shpejtësinë e dritës

Nga A2 CNN
23 Maj 2020, 14:02 | Bota
Marina amerikane teston armën me lazer që godet armikun me

Një anije luftarake e Marinës Amerikane ka testuar me sukses një armë me lazer me energji të lartë që mund të shkatërrojë një avion luftarak në fluturim, tha Flota e Paqësorit në një deklaratë të premten.

Foto dhe video të siguruara nga Marina tregojnë anijen amfib “USS Portland” duke ekzekutuar “sistemin e parë me lazer për të shkatërruar një avion luftarak”, thuhet në deklaratë.

Pamjet tregojnë një lazer që del nga kuverta e anijes ndërsa në disa video të shkurtra tregohet edhe një dron që digjet pas goditjes. Marina nuk dha specifika mbi vendndodhjen e armës me lazer, por tha vetëm se testimi kishte ndodhur në oqeanin Paqësor më 16 maj. As fuqia e armës nuk është zbuluar, por në një raport të vitit 2018 nga Instituti për Studime Strategjike, thuhet se lazeri pritet që të ketë një fuqi prej 150 kilovatësh.

https://www.instagram.com/p/CAh54ekAdvq/

“Me këto testime arrijmë që të marrim informacion të vlefshëm për kapacitetet e sistemit tonë me lazer, që mund të përdoret kundër kërcënimeve të mundshme”, tha Kapiteni Karrey Sanders, oficeri më i lartë komandues në Portland, përmes një deklarate. “Në këtë mënyrë, por përkufizojmë edhe një herë luftën detare për Marinën”.

Arma me lazer mund të jetë tepër e efektshme nëse përdoret kundër varkave të vogla të armatosura, ose dronëve. Në vitin 2017, CNN ka qenë e pranishme gjatë testimit të një arme me lazer 30 kilovatësh në gjirin Persik. Asokohe, Cale Hughes, Lejtnanti i anijes “USS Ponce” që e përdori armën, përshkroi se si funksiononte ajo. “Përmes saj, një numër tepër i lartë fotonesh drejtohet nga objekti në lëvizje. Nuk shqetësohemi për erën, por më tepër për largësinë. Kemi mundësi ta godasim objektivin me shpejtësinë e dritës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos