Marquez nuk ndalet, “pole” edhe në Japoni

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 13:39 | Sporte të tjera
Marquez nuk ndalet, “pole” edhe në Japoni

Thjesht titulli kampion nuk mjafton. Marc Marquez vijon të argëtohet dhe të dominojë në pistat e MotoGP, ku madje po vendos primate.

Piloti i Honda-s do të niset nga “pole position” edhe në Çmimin e Madh të Japonisë, i ndjekur nga pilotët e Jamahas, Morbideli dhe Kuartararo.

Provat zyrtare në cirkuitin e Montegit ishin një sfidë personale për Markez, pasi koha më e shpejt në këtë pistë ishte e vetmja që i mungonte në një karrierë të shkëlqyer.

Zhgënjim për pilotët e Dukatit, me Doviciozon që do të niset vetëm i shtati, ndërsa Valentino Rossi u pozicionua i dhjeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos