
Partizani luan sot takimin e kthimit të vlefshëm për turin e parë të Champions League.
Bëhet fjalë për femrat e volejbollit, të cilat kanë fituar takimin e parë 3-1 ndaj boshnjakeve të Jedinsvo Bërçkos dhe janë me njërën këmbë në raundin tjetër.
Vajzat e kuqe sfidojnë pasditen e sotme në transfertën boshnjake rivalet e tyre. Partizani mund të arrijë një sukses historik edhe nëse humb me shifrat 3-2. (A2 Televizion)