Mbappe, i pabesueshëm! Nis stërvitjen me PSG 3 ditë pas finales

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 12:47 | Futboll
Mbappe, i pabesueshëm! Nis stërvitjen me PSG 3 ditë pas finales

Kylian Mbappé vazhdon të habisë botën e futbollit. Pas performancës së tij spektakolare në finalen e Botërorit, para vetëm 3 ditësh, sulmuesi francez i është kthyer stërvitjes me klubin e tij, Paris Saint Germain.

Ndryshe nga futbollistët e tjerë që kanë marrë pjesë në Botëror, Mbappe ka hequr dorë nga pushimet që i ka dhënë klubi, për t’iu kthyer menjëherë përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit.

Sipas “Le Parisien”, arsyeja e kthimit të shpejtë në stërvitje është se Mbappe kërkon të harrojë sa më shpejt finalen e humbur me penallti ndaj Argjentinës.

Ndërkohë, Leo Messi, Achraf Hakimi, Neymar dhe Marquinhos, sa për të përmendur disa emra, janë ende me pushime pas turneut të zhvilluar në Katar.

PSG do të kthehet të luajë në kampionatin francez në datën 28 dhjetor, ndaj Strasbourg. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/21/fjalimi-motivues-i-mbappe-ne-pushimin-e-ndeshjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos