Kimi Antonelli shpallet kampioni më i ri i botës në historinë e Formula 1

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 07:00 | Sporte të tjera

Kimi Antonelli shpallet kampioni më i ri i botës në

Kimi Antonelli është kampioni më i ri i botës në historinë e Formula 1. Piloti 20-vjeçar italian i Mercedesit siguroi titullin pas vendit të tretë në Çmimin e Madh të Meksikës, duke thyer rekordin e Sebastian Vettel, i cili e mbante këtë arritje që prej vitit 2010.

Gara në Meksikë u fitua nga Max Verstappen, ndërsa në shkallën e dytë të podiumit u ngjit Lewis Hamilton. Një garë e ndërprerë përkohësisht me flamur të kuq pas aksidentit të Valtteri Bottas, i cili humbi kontrollin e makinës pas një problemi, por fatmirësisht, piloti finlandez nuk pësoi lëndime.

Pas rinisjes, Verstappen arriti të ruante kryesimin, pavarësisht presionit të Hamiltonit. Holandezi siguroi fitoren e tretë sezonale, pas sukseseve në Sepang dhe Singapor.

Ndërkohë, Antonelli zhvilloi një garë të kujdesshme dhe strategjike. Ai arriti të kryesonte përkohësisht garën, pasi ishte piloti i fundit që kreu ndalesën në bokse, duke shtyrë pit stop-in deri në xhiron e 44-t.

Charles Leclerc u rendit i katërti, pasi mori një penalizim prej pesë sekondash për shkak të daljes nga pista në përpjekje për të kaluar shokun e skuadrës, Lewis Hamilton. Ndërsa Lando Norris e mbylli garën në vendin e pestë, duke i dorëzuar kështu fronin e kampionit Antonellit.

Në vendin e gjashtë u rendit George Russell, pas një gare të vështirë, të shoqëruar me një nisje të dobët dhe një penalizim prej 10 sekondash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos