
Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Shqipëri 38 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca.
Sipas kryeministrit Edi Rama, “nesër do të nisë nëpër shkolla vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve”.
“Së shpejti, presim një tjetër sasi vaksinash, shpresojmë më të konsiderueshme”, shtoi kreu i qeverisë.
“Ideja është që të kemi një vaksinim intensiv, për të thyer zinxhirin e infektimeve dhe për të lehtësuar sa më shumë situatën”, theksoi Rama.
Edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, e përshëndeti mbërritjen e vaksinave të para nga Covax, duke e konsideruar "një lajm shumë të mirë". (A2 Televizion)