
Qeveria ka vendosur që të gjitha ndërtimet pa leje që do të preken nga procesi i rindërtimit, do të kompensohen 100% metrat katror.
Në vendimin e miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave theksohet se të gjithë qytetarët, të cilëve ju është shembur banesa, do të përfitojnë sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, sa 100% e objektit të tyre pa leje.
Në vendimin e mëparshëm qeveria kishte përcaktuar që të kompensonte vetëm 50% të sipërfaqes së ndërtimit pa leje.
Procesi i rindërtimit të objekteve, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 po vijon në të gjithë vendin dhe sipas afateve të fundit të dhëna nga qeveria, pritet të mbyllet në maj të vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)