Mbi 1 500 viktima në Britaninë e Madhe, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 17:24 | Bota
Mbi 1 500 viktima në Britaninë e Madhe, shifra më e lartë

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar sot 1564 viktima të tjera nga koronavirusi, duke shënuar shifrën më të lartë ditore që kur filloi pandemia.

Rritja e mëparshme më e lartë e viktimave ishte 1,325, e cila u raportua në 8 janar.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britaninë e Madhe brenda 28 ditëve ka arritur 84,767.

47.525 raste të tjera me koronavirus i janë shtuar të dhënave të qeverisë për koronavirusin, duke e çuar në 3 211 576 numrin e të infektuarve në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos