
Mbi 734 mijë persona janë të konfirmuar të prekur me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paktën sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins.
Rastet e reja shënuan një rritje të ndjeshme, ku të shtunën u shënuan 38,903 persona të rinj të prekur me virusin e ri.
Ndërkohë, numri i vdekjeve pësoi rënie, edhe pse shifra vazhdon të mbetet tejet e lartë. Të shtunën u konfirmuan 1,849 të vdekur, ndërsa një ditë më parë ishin mbi 3400 persona që ndërruan jetë.
Deri tani, në SHBA kanë ndërruar jetë pasi janë prekur me koronavirus 38,903 persona. (A2 Televizion)