All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mbi 60 të vdekur në Irak pas protestave, ushtria: Kanë qëlluar snajperë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2019, 09:21 | Bota
Mbi 60 të vdekur në Irak pas protestave, ushtria: Kanë
All - Paragraf - 1

Numri i viktimave në protestat antiqeveritare që kanë përfshirë Irakun katër ditët e fundit ka shkuar të paktën në 60, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Shifrat janë dyfishuar në 24 orët e fundit, ndërsa përplasjet midis protestuesve dhe policisë u intensifikuan. Ushtria tha se “snajperë të paidentifikuar” kishin vrarë katër persona në Bagdad, përfshirë dy oficerë policie.

All - Paragraf - 3

Kryeministri Adel Abdel Mahdi tha se “kërkesat e ligjshme” të protestuesve ishin dëgjuar, por apeloi për qetësi.

Protestat nisën fillimisht ditën e martë mes zhgënjimeve për nivelin e lartë të papunësisë së të rinjve në Irak, si dhe për korrupsionin. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos