Mbi 800 mijë viktima dhe rreth 23 milionë të prekur në botë nga koronavirusi

Nga A2 CNN
22 Gusht 2020, 15:52 | Bota
Mbi 800 mijë viktima dhe rreth 23 milionë të prekur në

Rreth 23 milionë persona në të gjithë botën janë prekur nga Covid-19, infeksion i cili u ka marrë jetën më shumë se 800 mijë pacientëve.

Të dhënat raportohen nga uebsajti i statistikave i universitetit të njohur amerikan, Johns Hopkins. Shtetet e Bashkuara mbetën vendi më i prekur nga virusi pandemik, ndërsa më pas vijnë Brazili, India dhe Rusia. Situatë shqetësuese raportohet në Europë, me Gjermaninë që po përjeton një rritje të nivelit të përhapjes. Numri i rasteve ditore i tejkalon 2 mijë. Kurba ka pësuar rritje edhe në vende të tjera si Italia, Franca dhe Spanja apo Greqia.

Komisionerja e Bashkimit Europian për Shëndetin, Stella Kyriakidou, paralajmëroi rrezikun e një vale të re në kontinentin e vjetër.

Në Amerikën Latine, Kolumbia paraqet shifrat më të larta pas Brazilit. Në 24 orët e fundit Institucionet shëndetësore raportuan 385 viktima dhe 8400 raste të reja.

Edhe Meksika po shënon numra rekord. 510 viktima dhe mbi 5 raste me Covid-19 ishte përditësimi më i fundit. Ndërkohë, Afrika e Jugut ka tejkaluar 600 mijë rastet me koronavirus që prej shpërthimit të pandemisë. Bilanci i viktimave në total shkoi në mbi 12800 me 225 jetët e humbura në 24 orët e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos