Incidenti në aeroport, Ermal Hasimja: Më çuan në zyrën e “shefit”, tha që do të ketë lidhje me protestën

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2026, 10:48 | Aktualitet

Incidenti në aeroport, Ermal Hasimja: Më çuan në

Politologu Ermal Hasimja ka zbuluar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook një incident të ndodhur në Aeroport gjatë kontrollit të pasaportave.

“Sot në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave më veçuan dhe më shoqëruan në zyrën e "shefit". "Shefi", shumë i sjellshëm dhe disi në siklet më tha se ka lidhje me protestën, por do të ketë qenë ndonjë ngatërresë me ndonjë protestues me të dhëna të ngjashme. Nuk më bindi”, shkruan Hasimja.

Sipas tij, dy opsione janë më të mundshme. “Dikush identifikon protestues dhe u bën një formë presioni me kërcënimin e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Në rastin tim historia nisi me policen që kontrollonte pasaportat e cila nuk më njohu, por pa diçka në sistem, por u mbyll me kujdes nga "shefi" që me sa duket sheh pak më shumë TV.  Ose Policia kontrollon nëse dikush me detyrim paraqitjeje largohet (pak a shumë shpjegimi i "shefit")”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos