Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Serbi, raportohet për të plagosur

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2026, 10:32 | Rajoni & Bota

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një shkollë në Kragujevac të Serbisë mëngjesin e sotëm, ku për pasojë janë plagosur 2 persona.

Policia ka arrestuar një nxënës shtatëmbëdhjetëvjeçar të kësaj shkolle, i cili dyshohet se ka përdorur një pushkë të kalibrit të vogël në korridorin e shkollës.

Ministria serbe e Arsimit formoi një shtab krize për ngjarjen, ndërkohë që një ekip i Ministrisë së Arsimit shkoi në Kragujevac. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos