Mbledhje online e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 11:46 | Aktualitet
Mbledhje online e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Rama ka bërë të ditur me anë të një statusi në Facebook se është duke u zhvilluar një mbledhje online mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, ndërsa po merr pjesë edhe kancelari i Austrisë Sebastian Kurz dhe komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur edhe sa nga temat që janë në diskutim në këtë mbledhje jo të zakontë.

“Garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun evropian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin

- Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i BE-së për vendet e rajonit tonë në këtë reagim.

- Mbledhja e Këshillit Evropian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. - Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos