Situata nga koronavirusi, pezullohet koncensioni i Check-up

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 21:30 | Aktualitet
Situata nga koronavirusi, pezullohet koncensioni i Check-up

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur mbrëmjen e së hënës të pezullojë kontrollin mjekësor bazë, ose të njohur ndryshe si Check Up.

Burime për A2 bëjnë me dije se nga dita e nesërme ky shërbim nuk do të ofrohet më për qytatarët për shkak të situatës së krijuar në vend me virusin Covid-19, i cili deri tani i ka marrë jetën një pacienti dhe ka infektuar 51 të tjerë.

Ky vendim pritet të bëhet publik ditën e nesërme dhe pezullimi i tij do të zgjasë për një afat të pacaktuar.

Koncensioni i Check Up është një nga më të sulmuarit prej opozitës dhe disa përfaqësues të shoqërisë civile. Prej kohësh ata kanë kërkuar anulimin e tij duke e konsideruar atë një aferë që rëndon shumë në xhepat e qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka vendosur për pezullim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos