Mbretëresha e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar, por Kate Middleton bën një jetë normale si çdo nënë

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 12:02 | Lifestyle

Kate Middleton mund të jetë Mbretëresha e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar, por bën një jetë normale si çdo nënë, e cila është vazhdimisht e zënë duke punuar për familjen e saj.

Duke folur për revistën People, një nga mikeshat e saj tha se dukesha e Kembrixhit ka një jetë të zënë me fëmijët e saj, princin George, princeshën Charlotte, dhe princin Louis, të cilët vrapojnë, luajnë dhe rrëzojnë gjëra si të gjithë fëmijët e tjerë.

Pavarësisht se shpesh fotografohet në evente me fustane mahnitëse dhe tejet e kuruar, pjesën më të madhe të kohës 38-vjeçarja i mban flokët e lidhura bisht, vishet me rroba sportive dhe vendos shumë pak make-up.

Burimi shtoi se Kate shpesh kërkon falje për vonesën në shkollën e fëmijëve dhe i ndihmon ata të jenë sa më të përgjegjshëm. Princi William dhe Kate ndihmohen nga dadoja spanjolle Maria Borrallo, të cilën ata e punësuan kur Princi George ishte vetëm 8-muajsh.

Gjithashtu, ndihmohet edhe nga Natasha Archer, stilistja dhe asistentja e saj personale, e cila është përshkruar shpesh si "krahu i djathtë" i Kate. “Ajo do të ishte e humbur pa Marian, Natashën dhe pjesën tjetër të stafit. Ata punojnë shumë, por bëjnë të mundur që Kate t’ia dalë me gjithçka", shtoi burimi. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos