Mbyllet ortopedia në Lezhë, një paciente pozitive me koronavirus

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 10:24 | Aktualitet
Mbyllet ortopedia në Lezhë, një paciente pozitive me koronavirus

Autoritetet në spitalin e Lezhës kanë vendosur të mbyllin pavionin e ortopedisë pasi një paciente që ka qëndruar në këto ambiente ka rezultuar e prekur nga koronavirusi.

Ende nuk dihet nëse pacientja ka infektuar të tjerë gjatë qëndrimit në pavion, por disa anëtarë të stafit mjekësor dhe sanitarë kanë vendosur të vetizolohen.

Pavioni i ortopedisë do të qëndrojë i mbyllur deri sa të kryehet dezinfektimi i tij nga autoritetet përgjegjëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos