Mbyllja e parakohshme e sezonit, kaos në Skoci me ligën e futbollit

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 22:25 | Futboll
Mbyllja e parakohshme e sezonit, kaos në Skoci me ligën e futbollit

Kaos në Skoci për pezullimin e kampionatit. Liga skoceze u kishte kërkuar 42 skuadrave të saj, në tre kategori, të jepnin mendimin e tyre për një mbyllje ose jo të parakohshme të kampionatit.

Vota e Dundee nuk mbërriti kurrë përmes postës elektronike, duke përfunduar në kutinë “spam”. Pas 5 ditësh, mendimi i klubit ndryshoi, duke u bërë nga “jo” në “po”.

Tashmë, është skuadra e Rangers që kërcënon të sfidojë dhënien e mundshme të titullit kampion rivalëve të Celtic.

Skuadra e Gerard, në vend të dytë në renditje, kërkon një përplasje derbi të Glasgout për titullin, që nga ana futbollistike do të ishte e ligjshme.

Nga ana tjetër, edhe dy klubet e dënuara për të rënë nga kategoritë, respektivisht Hearts dhe Stranraer po kërkojnë, gjithashtu, hetim të pavarur.

Në mediat sportive, historia tashmë është “titulluar mashtrimi skocez”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos