“Nuk e duam kampionatin, nuk jemi si Interi”, presidenti i Juventusit shkakton polemika për një “like”

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 13:31 | Futboll
“Nuk e duam kampionatin, nuk jemi si Interi”, presidenti i

Nuk ndalen ngacmimet midis Interit dhe Juventusit, as në kohë koronavirusi.

Ka shkaktuar polemikat e rastit një “like” i presidentit juventin, Andrea Agnelli, ndaj një komenti në Twitter në faqen Juvefc.com, ku një tifoz u shpreh që nuk e donte fitoren e kampionatit pa mbaruar sezoni.

https://twitter.com/juvefcdotcom/status/1255948080102465537

 Tifozi shpresonte që Andrea Agnelli të ishte dakord, sepse, siç shtonte “ne nuk jemi si Interi”, duke iu referuar pranimit të Interit në kampionatin e vitit 2005, pasi Juventusi u dërgua në kategori të dytë si pasojë e skandaleve me arbitrat, i njohur si Calciopoli.

Agnelli i është referuar disa here atij vendimi të ekipit milanez të drejtuar asokohe nga Massimo Moratti, duke treguar se edhe pas 15 vitesh, ai episod nuk është kapërdirë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos