McDonald's mbyll të 850 restorantet në Rusi

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 19:43 | Bota
McDonald's mbyll të 850 restorantet në Rusi

McDonald's ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet dhe do të ndalojë të gjitha aktivitetet në Rusi.

Rrjeti i ushqimit të shpejtë është jashtëzakonisht i popullarizuar në Rusi, me rreth 850 dyqane dhe 62,000 punonjës.

McDonald's ishte përballur me kritika në rritje për mos ndjekjen e shembullit të shumë markave të tjera të ushqimit dhe pijeve, të cilat u tërhoqën nga vendi pas pushtimit të Ukrainës.

Në një deklaratë, CEO i saj Chris Kempczinski tha se konflikti ‘ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme për njerëzit e pafajshëm dhe ne i bashkohemi botës në dënimin e agresionit dhe dhunës dhe duke u lutur për paqe". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos