
Qeveria britanike parashikon që të ndërpresë importin e naftës ruse deri në fund të vitit 2022. Periudha e tranzicionit do të përdoret për t’i dhënë kohë tregjeve, bizneseve dhe zinxhirit furnizues që të gjejë burime zëvendësuese.
Një vendim të ngjashëm pritet ta marrë edhe Uashingtoni, duke bllokuar importin e naftës, por edhe gazit dhe qymyrit rus.
Bashkimi Europian ka dalë kundër bllokimit të importimit të naftës ruse, por ka deklaruar se do të punojë për të ulur varësinë e kontinentit nga gazi rus.
Importet ruse në Britaninë e Madhe zënë 8% të totalit, ndërsa nafta ruse zë 18% të totalit të karburantit të importuar në vend. (A2 Televizion)