McGregor humb “betejën” e madhe: Virusi i qelbur më mori tezen

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 23:20 | Sporte të tjera

Të gjithë janë mësuar të shohin grintën dhe triumfet e Conor Mc Gregor në ring, por kampioni i UFC-së duket se ka humbur këto ditë papritur një betejë shumë të rëndësishme.

Irlandezi 31-vjeçar ka postuar në Instagram një mesazh të dëshpëruar për vdekjen e tezes së tij. Edhe pse ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e vdekjes së zonjës Anne Moore, kampioni e ka shprehur qartë diagnozën e tij. “Ky virus i qelbur ma mori. O Zot çfarë dreqin po ndodh”.      

https://www.instagram.com/p/B9sUSN1pMs0/?utm_source=ig_web_copy_link

Luftëtari i arteve mikse  ka mësuar lajmin e hidhur pak para një transmetimi live, dhe nga mërzia nuk mundi të merrte pjesë. “Mora familjen time dhe ika në ishullin Bull. Mbetëm aty duke parë detin. Mora një frymë të thellë. Zot faleminderit. Bëhuni të fortë njerëz, ne jemi e vetmja gjë që kemi”, u shpreh McGregor.

Por në një postim të mëvonshëm, Mc Gregor sqaroi se analizat e kishin përjashtuar mundësinë e infektimit nga koronavirus për tezen e tij.

McGregor dhe tezja Anne, që ndërroi jetë

Në Irlandë deri më tani janë regjistruar 119 raste, me shkollat dhe universitete që janë mbyllur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos