
Dita e nëntë e pritjes që rrogat të kalojnë në llogaritë e tyre, por duket se mungesa e parave të transferuara për llogari të tyre, ka bërë që pagat të mos dalin.
Sipas Leonard Trebickës, kryetar i sindikatës së arsimtarëve Korçë, kjo situatë është e paprecedentë pasi është jo normale që pa asnjë lloj njoftimi rrogat të vonohen kaq shumë.
Ai tha se edhe sindikata është njoftuar me vonesë, pasi mësuesit kanë pasur frikë të ngrenë zërin apo ta denoncojnë në media.
Megjithatë, Trebicka thotë se nga komunikimet që ka pasur, lekët pritet të kalojnë shumë shpejt.
Mbetet e paqartë se përse ka ndodhur kjo, nëse ka ardhur si pasojë e rritjes së pagës apo Ministria e Financave nuk ka pasur lek. (A2 Televizion)